Policia e Kosovës

20 vjeçari nga Novobërda dërgohet i vdekur në Spitalin e Gjilanit, nisin hetimet

Një 20-vjeçar nga Novobërda dje është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i këtij spitalit, Arsim Emini.

“Të premten në mëngjes është raportuar që një person i nacionalitetit serb, i Novobërdës, është sjellur pa shenja jete. Prej atyre që e kanë sjellur kanë thënë se ka qenë i sëmurë prej gripit dhe është mjekuar në shtëpi. Unë, si profesionist, nuk besoj se një 20-vjeçar mund të vdes prej gripit”, tha Emini.

Në lidhje me rastin është lajmëruar policia të cilët kanë filluar hetimet.