20 plumba u shkrepen me kallashnikov në drejtim të policëve, nga hajnat që tentuan të vidhnin para!
Sot rreth orës 05:30, disa persona kanë tentuar të grabisin një filial të Bankës Kombëtare Tregtare, në Prishtinë.
Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, zyrtarët policor janë përballur me personat që kanë tentuar t’i shmangen kapjes.
Burime të IndeksOnline nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se janë shkrepur plot 20 plumba me kallashnikov, në drejtim të policëve që ishin në veturë zyrtare.
Tutje, pas kësaj, zyrtari policor është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Ndërkohë lidhur me rastin po vazhdojnë hetimet.







