Galina Mikhalchuk

2 vjet burg për 69 vjeçaren, gjykata pretendon se ka fyer diktatorin bjellorus

Gjykata e qytetit bjellorus Berestovitsa dënoi me dy vjet e gjysmë burg 69-vjeçaren Galina Mikhalchuk, nëna e basistit të grupit rus “Jars” Vladimir Veselik. Ajo u shpall fajtore për fyerjen e diktatorit bjellorus, Aleksandër Lukashenkos. Gruaja u akuzua për 30 komente në kanalin telegram, që sipas hetimit, përmbante një vlerësim negativ të Lukashenkës, poshtëron nderin dhe dinjitetin e tij. Nëna 69 vjeçare iu lut gjykatës të mos i shqiptojnë dënim kaq të rëndë. “Të lutem për hir të Zotit të mos më dënosh kaq rëndë, sepse ky është një dënim me vdekje për mua”, tha 69 vjeçarja Mikhalchuk.

“Unë jam gati të paguaj një gjobë dhe çfarëdo tjetër, por jo burgimin. Burri im është i shtyrë në moshë, ka nevojë të kujdesem për të”, tha ajo. Ndaj Mikhalchuk gjykata nisi dy çështje penale – për fyerje të forcave të sigurisë dhe për fyerje të Lukashenkës. Nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut, ky dënim u konsiderua makabër, duke i shfaqur dyshime se dënimet janë shndërruar në fars. Përfaqësuesi i Amnesty International për Rusi, Igor Veselik, tha se kjo që ka ndodhur me 69 vjeçaren është një praktik e shëmtuar e sistemit të drejtësisë.

“Në thelb, ky dënim është makabër. Por kohët e fundit është shfaqur një praktikë e tillë: të gjesh një koment, të dënosh dike dhe ta ngarkosh me gjëra të shëmtuara, duke ia rënduar”, ka thënë ai. Bjellorusia, shtet satelit i Rusisë, drejtohet nga diktatori, Aleksander Lukashenko, që i manipuloi zgjedhjet duke ubërë sërish president, e që opozita nuk i njohu duke protestuar. Në protestat e opozitës u arrestuan dhe gjykuan mijëra përkrahës me dënime të pabazuara, sepse kundërshtuan regjimin e Lukashenkos.