2.391 raste të reja në Kroaci, 60 të vdekur

Në 24 orët e fundit, 2.391 raste të reja të infektimit me virusin korona janë konfirmuar në Kroaci dhe 60 njerëz kanë vdekur, njoftoi sot Selia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Janë 8.899 raste aktive, mes tyre 2.524 pacientë në trajtim spitalor, nga të cilët 231 në aparat respirator. Në 24 orët e kaluara, 1.733 njerëz u shëruan dhe 8.441 u testuan. Aktualisht, 22,010 qytetarë janë në vetë-izolim.

Që nga fillimi i pandemisë, virusi korona është konfirmuar në 210.837 njerëz, nga të cilët 198.018 janë rikuperuar dhe gjithsej 3.920 njerëz kanë vdekur.

Deri më tani, një total prej 1.019.109 njerëz janë testuar.