19 të vdekur e 1,158 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1,158 raste të reja me COVID-19 nga gjithsej 6,256 testime të bëra.

Ndërkohë, betejën me virusin e kanë humbur 19 pacientë, kurse janë shëruar 166 të tjerë.

Që nga fillimi i epidemisë në vend janë realizuar 1,086,075 testime, prej të cilëve 165,684 persona kanë rezultuar pozitivë. Nga ata, janë shëruar 151,401 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 5,608 persona.

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Maqedoni është 8,675.