18 vjet nga vrasjes e Tahir Zemajt, dhe dy djemve të tij, Isa Mustafa kërkon drejtësi

Janë bërë 18 vjet që nga vrasja e kolonel Tahir Zemajt bashkë me dy djemtë e tij, Enis dhe Hasan Zemaj.

Ndërsa në këtë përvjetor të tyre, ata i ka përkujtuar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

“Më 4 janar të vitit 2003 Kosova u trondit nga një ngjarje e tmerrshme, nga vrasja e Kolonel Tahir Zemajt, djalit të tij Enisit dhe Hasan Zemajt, kryetar i FRLDK-së në Deçan.

Tahir Zemaj, ishte një profil i lartë ushtarak, i shkolluar dhe shumë i përgatitur për taktika lufte, të cilat i jetësoi duke u inkuadruar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Mustafa.

Ndërsa kur po bëhen afro 2 dekada prej vdekjes së tyre, Mustafa ka kërkuar që drejtësia të vihet në vend dhe kriminelët të marrin dënimin e merituar.

Njoftimi i plotë: