18 të vdekur dhe 296 raste të reja me COVID-19 sot në Maqedoninë e Veriut

296 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit. Ndërkaq kanë vdekur 18 persona.

Këto rezultate kanë ardhur nga 1253 mostra të marra. Në 24 orët e fundit gjithashtu janë regjistruar 511 të shëruar nga COVID-19.

Personat që kanë vdekur janë dy nga Shkupi (59 dhe 54), tre nga Shtipi (49, 82 dhe 68), një pacient nga Prilep (81), një nga Tetova (64), një nga Struga (65), një nga Veles (65), një nga Manastiri (61), një nga Ohri (84), një nga Kavadarci (75), dy pacientë nga Gostivari (73 dhe 52), një nga Strumica (57), një nga Kriva Pallanka (75) dhe dy pacientë nga Kërçova (82 dhe 68).