Ferizaj

18 raste të dhunës në familje u raportuan në policinë e Ferizajt gjatë marsit

Gjatë muajt mars, në policinë e Ferizajt, janë raportuar 18 raste të dhunës në familje.

Këto raste përfshijnë komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit.

Siç bën të ditur policia përmes njoftimit, në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kanë qenë të raportuar 22 raste, apo 18.18 për qind zbritjes të rasteve të dhunës në familje.

“Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policët primarë të stacioneve të policisë dhe me hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje nga Sektori Rajonal i Hetimeve”, thuhet në njoftim.

VIDEO BONUS: