Aktualisht në komunën e Obiliqit aktiv me Covid-19 janë 18 persona, ku vetëm dje të infektuar kanë rezultuar 3 raste. E në këtë komunë thonë se situatën e kanë nën kontroll dhe se janë mirë të pajisur me mjetet mbrojtëse.

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi për KosovaPress, thotë se stafi mjekësor që ditë më parë ishin prekur nga Covid-19, janë shëruar dhe tash janë duke punuar me staf të kompletuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Duke mos dhënë shifra, Gashi tha se edhe sot disa persona janë duke pritur rezultatet e testimit.

I pari i Obiliqit thotë se stafi mjekësor është i pajisur me mjetet mbrojtëse të nevojshme në luftimin e koronavirusit.

Lidhur me kufizimet e marra nga qeveria me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavisurit, Gashi thotë se ato do i respektojnë.

I pari i Obiliqit thotë se si pasojë e pandemisë, bizneset janë dëmtuar shumë dhe po vazhdojnë të dëmtohen dita ditës, prandaj kërkon reagim më të shpejt nga qeveria.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë që nga 13 marsi janë 3508 persona me COVIS19, betejën me këtë sëmundje e kanë humbur gjithsej 75 persona, ndërsa deri tani janë shëruar 1902 pacientë.

Kurse, raste aktive vazhdojnë të jenë edhe 1531.