Rusia, pas rënies së sistemit komunist, është duke u përballur me problemin e mbetjeve radioaktive. Nga fundi i viteve 1960 deri në fund të viteve 1980, rreth 18 mijë objekte radioaktive u hodhën në ujërat e largëta veriore të Rusisë.
Shumica e tyre paraqesin rrezik të madh mjedisor. Por disa nga mbetjet gjithnjë e më shumë shihen si një rrezik për ekosistemet e Arktikut. Për t’i larguar gjithë këto mbetje shtetit rusë i duhet miliarda dollarë, e që është e pamundshme të sigurohen nga buxheti i shtetit.
Tri nëndetëse ruse që janë fundosur në det paraqesin rrezik të madh për shkak të reaktorëve bërthamor dhe karburantit bërthamor që kanë pasur.
Nëndetëset K-11, K-19, K-27, K-140 dhe K-159 janë më shqetësueset që Rusisë i është kërkuar edhe nga Bashkimi Evropian t’i tërheq nga deti dhe përbëjnë 90 për qind të burimeve radioaktive të hedhura në det. K-27 ndodhet në thellësi 33 metra në lindje të arkipelagut Novaya Zemlya.
Ajo është përshkruar nga ekspertët si një “bombë me sahat” radioaktive. K-159 ndodhet në thellësi 200 metra larg brigjeve të gadishullit Kola. Shteti rusë po planifikon t’i largojë nga deti këto mbetje radioaktive, por sipas ekspertëve 278 milionë euro është kostoja totale që duhet të paguhet për largimin e këtyre nëndetëseve të fundosura.
Por, nuk ka gjasa që thesari i Rusisë të ketë 278 milion euro të nevojshme për pastrimin e tyre. Deri më tani Norvegjia që nga mesi i viteve 90-ta ka dhënë rreth 140ë milion euro, në përpjekje për ta ndihmuar Rusinë që të mos e ndot detin. Ekspertët vlerësojnë se duhet miliarda dollarë për ta pastruar detin nga këto mbetje radioaktive.







