“Marr frymë, por nuk jetoj më”, tha 17-vjeçarja holandeze në rrjetet shoqërore para se t’i nënshtrohej vdekjes me eutanazi.

Vajza adoleshente, e quajtur Noa Pothoven, vuante nga stresi pas-traumatik. Dhimbja që i ishte shkaktuar nga përdhunime në fëmijëri ishte tashmë e padurueshme.

Ajo shkroi një autobiografi të titulluar “Të fitosh e të mësosh”, ku flet për sëmundjen, depresionin dhe anoreksinë, të cilat iu shkaktuan pas ngacmimeve seksuale që pësoi në moshë të vogël.

“Do të dal drejt e në temë. Pas pak, unë do të vdes”, tha ajo në rrjetet shoqërore. “Ndoshta disa do të habiten, por kam kohë që e bluaj në mendje vendimin e eutanazisë dhe nuk po e marr në mënyrë impulsive. Pas kaq shumë vitesh me përpjekje të dhimbshme, më kanë shteruar fuqitë. U bë kohë që as nuk ha, as nuk pi dot. Pas shumë diskutimeve dhe vlerësimeve të situatës, vendosa ta bëj, pasi dhimbjet janë të padurueshme”, shtoi ajo pasi u kërkoi miqve në Instagram që të mos përpiqen ta bindin të tërhiqet.

Vajza vdiq në dhomën e ndenjes të shtëpisë së saj, dhe sipas ligjit nuk kishte nevojë të merrte as lejen e prindërve. Në Holandë, vendimin për vdekje me eutanazi mund ta marrin edhe fëmijët 12-vjeç, por vetëm nëse është garantuar nga mjeku që dhimbjet janë vërtet të padureushme. Eutanazia është e ligjshme edhe në disa shtete të SHBA-ve, në Kanada dhe në Belgjikë.


Vajza ishte përdhunuar tri herë në fëmijëri. Dy herë në festa ditëlindjesh te shoqet, kur ishte 11 dhe 12 vjeçe. Dhe kur ishte 14-vjeçe, ishte përdhunuar nga dy burra të rritur teksa kalonte në lagje.


Për shumë vite nuk i kishte treguar shkaqet se pse vuante, por vjet më në fund e raportoi ngjarjen në polici, me shpresën që përdhunuesit të arrestoheshin.


Vajza në foto me mamanë. Ajo vdiq në dhomën e ndenjes të shtëpisë së saj, dhe sipas ligjit nuk kishte nevojë të merrte as lejen e prindërve.


Në Holandë, vendimin për vdekje me eutanazi mund ta marrin edhe fëmijët 12-vjeçarë, pa lejen e prindit, vetëm nëse është garantuar nga mjeku që dhimbjet janë vërtet të padureushme.


Stresi pas-traumatik e futi në depresion të thellë, aq sa e kishte të pamundur të ushqehej e të pinte ujë.


Adoleshentja shkroi një autobiografi të titulluar “Të fitosh e të mësosh”, ku flet për sëmundjen e saj, depresionin dhe anoreksinë, të cilat iu shkaktuan pas ngacmimeve seksuale që pësoi në moshë të vogël.


“Marr frymë, por nuk jetoj më”, tha 17 vjeçarja teksa shtonte që dhimbjet janë të padurueshme.