Pandemia

17 viktima dhe 498 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë shënuar 498 raste të reja dhe 17 viktima nga COVID-19. Janë realizuar gjithsej 2 467 teste.

Numri më i madh i të prekurve është në Shkup edhe atë 246, pastaj në Prilep 34 dhe në Kumanovë 30 raste të reja.

Ndërkohë sërish është i lartë numri i të shëruarve. 606 persona e kanë fituar betejën me COVID-19