16 të vdekur e 150 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë Maqedoninë, janë regjistruar 150 raste të reja me Covid-19, nga 2,093 testime të kryera.

Gjatë 24 orëve të fundit, 16 pacientë kanë humbur jetën si pasojë COVID-19 ndërkaq, janë shëruar 487 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 154,372 raste, prej të cilëve 139,266 janë shëruar, kurse 5.151 kanë ndërruar jetë.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 9,955.