Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 16 pacientë me COVID-19, ndërsa në 24 orët e fundit është shëruar një pacient.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, nëntë pacientë janë me oksigjenoterapi dhe prej tyre, dy pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Në mesin e të infektuarve janë edhe një mjek, dy infermierë dhe një punëtor i shërbimeve teknike.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 613 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, 61 prej tyre janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.