16 dhe 17 vjeçarët kryen vjedhjen në Viva Fresh në Fushë Kosovë me një armë lodër

Një vjedhje e pazakontë është raportuar të ketë ndodhur dje në Fushë Kosovë.

Policia ka thënë se katër të dyshuar të mitur, në një market pasi kanë marrë disa gjëra ushqimore me vlerë rreth 25 euro, njëri prej tyre ka drejtuar armën (pistoletë lodër) punëtorit të sigurimit, e me pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Njësia policore ka arrit ti gjejë dhe ti shoqëroj në stacionin policor të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.