Gjatë 24 orëve të fudnit Prokuroria e Shtetit ka ngritur 152 aktakuza kundër 170 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 19 persona, si dhe janë bërë shtatë kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, me kërkesë të Prokurorit të Shtetit është realizuar bastisje në katër lokacione në Gjilan, dhe në Kamenicë, për shkak të dyshimit se në ato lokacione ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme e lojërave të fatit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për tre persona të dyshuar. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur 60 aktakuza kundër 69 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy persona, në dy raste të ndara. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur 11 aktakuza kundër 13 personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person të dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”. Kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjithsej 28 aktakuza ndaj 30 personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara ka ndaluar gjashtë persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy personave dhe një kërkesë për bastisje, si dhe ka ngritur tri aktakuza, kundër tre personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, në Departamentin e Përgjithshëm janë ndaluar dy persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, si dhe, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy personave të dyshuar në dy raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur shtatë aktakuza kundër shtatë personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 27 aktakuza kundër 27 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër persona të dyshuar dhe ka ngritur 16 aktakuza kundër 21 personave për vepra të ndryshme penale.

loading…