Drenas

15 vjeçari i vrarë në Drenas varroset sot, babai i tij ende në gjendje kome

15 vjeçari i cili u qëllua për vdekje mbrëmjen e së hënës në pyllin e fshatit Gradicë të Drenasit, do të varroset sot.

Plagë të rënda mori edhe babai i 15 vjeçarit.

Muja që nga e hëna në mbrëmje ndodhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke marrë trajtimin e duhur mjekësor.

Shefi i Klinikës Intensive në QKUK, Shaqir Uka tha se gjendja e pacientit vazhdon të jetë e njejtë.

“Vazhdon të jetë në gjendje shumë të rëndë, është i lidhur për aparatë të frymarrjes dhe me barna. Ka lëndime shumë serioze, nuk ka as edhe një ndryshim”, ka thënë Uka për IndeksOnline.

Motivet e vrasjes nuk dihen ende, as nga organet e rendit, e as nga familjarët e viktimës.

Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë po vazhdojnë punën hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje.