15 shtëpi të reja për skamnorët, nënshkruhet marrëveshja mes Muharremajt e Kastratit

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka nënshkruar marrëveshje me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e 15 shtëpive për skamnorët në këtë komunë.

Kjo marrëveshje vije pak muaj pasi dy protagonistët përuruar shtëpinë e pleqve në Suharekë.

“15 shtëpi të reja për skamnorët, do të ndërtohen në vazhdim.
Kjo është marrëveshja e re e cila bëhet me Shoqatën Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, e cila do të ketë synim që ta vazhdoj përkrahjen për Komunën e Suharekës.

Mirënjohës dhe falenderues u jemi gjithmonë” shkruan Bali Muharremaj në njoftim.