15 shembje në “Unazën e Re”, përplasje mes banorëve dhe policisë (VIDEO)

Për projektin e “Unazës së Re” deri më tani janë shembur 15 ndërtesa.

Shumica prej tyre kanë qenë objekte të banimit në ndërkohë si fillim janë duke u shembur ndërtesat informale.

Pranë ish-sheshit “Shqiponja”, zonë e cila do të preket nga projekti i “Unazës së Re”, deri më tani janë shembur dy ndërtesa.

Një e tillë ishte është edhe e Bajram Nelës i cili në vitin 2005 ka aplikuar për proces legalizimi, certifikatë që nuk e mori kurrë.

Një veprim të tillë në fillim ai e kundërshtoi, por gjithsesi ndërtesa u shkatërrua.

“Në 2005 kam aplikuar për proces legalizimi, por ajo certifikatë nuk mua dha kurrë. Ky është një veprim i pa drejtë pasi unë e kam ankimuar dhe policia nuk mund të veprojë derisa të shprehet gjykata”, u shpreh Nela, ish pronari i banesës, shkruan Top Channel.

Gjatë momentin të prishjes së ndërtesës dykatëshe, e cila shërbente si shtëpi dhe objekt shërbimi nuk munguan dhe përplasjet me pocilinë.

Pasi të shemben objekte e paregjistruara në hipotekë, do të fillojë shkatërrimi i objekteve legale. Objekte të cilat grupi i vlerësimit për kompensim i ARRSH po u bën matjet në terren, ku më pas do të dëmshpërblehen.

https://www.youtube.com/watch?v=QE2qhIVErzU