KQZ

15 prilli, afati i fundit për aplikimin për akreditimin e vëzhguesve në votimet në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka filluar afati për dorëzimin e kërkesës për t’u akredituar për vëzhgimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024.

Në njoftimin e KQZ-së thuhet se vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t’i vëzhgojnë këtë proces votimi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton subjektet politike të kryetarëve aktual (Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, se ka filluar afati për dorëzimin e kërkesës për t’u akredituar për vëzhgimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024”, thuhet në njoftim.

Të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për akreditim janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org (Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për Subjekte Politike > Shërbimet për OJQ dhe Media, apo në vegzat direkte:

Aplikimi për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike:
https://kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/akreditimi-i-vezhguesve-te-subjekteve-
politike/;

Aplikimi për akreditimin e vëzhguesve të medieve:
https://kqz-ks.org/sherbime-per-ojq-dhe-medie/akreditimi-i-vezhguesve-te-medieve/;

Aplikimi për akreditimin e vëzhguesve të OJQ, Organizatave Qeveritare,
Organizata Ndërkombëtare dhe përfaqësues të vendeve të huaja në Kosovë:
https://kqz-ks.org/sherbime-per-ojq-dhe-medie/akreditimi-i-vezhguesve-te-ojq-ve.

VIDEO BONUS: