15 kryetarët e komunave më të votuar në histori të zgjedhjeve lokale në Kosovë

Që nga viti 2007, në Kosovë janë organizuar pesë palë zgjedhje komunale me proces të rregullt demokratik, e që nga ajo kohë partitë politike kanë garuar me kandidat të ndryshëm për të udhëhequr me 28 komuna me shumicë shqiptare.

Në vitin 2007, Partia Demokratike e Kosovës shënonte kulminacionin e saj si parti. E krijuar nga Hashim Thaçi, kjo parti në këto zgjedhje vendoste rekorde sa i përket votave të fituara për kandidatët e saj nëpër komuna.

E rajoni që kishte më së shumti vota, ishte ai i Drenicës prej nga edhe e kishte prejardhjen kryetari i kësaj partie në atë kohë, Hashim Thaçi. Megjithatë rekordin për më së shumti vota të fituara ndonjëherë në histori të zgjedhjeve lokale në Kosovë e shënoi në vitin 2009 në Drenas, shkruan Ballkani.info.

Kandidati i kësaj partie në këtë komunë, Nexhat Demaku në vitin 2007 kishte arritur të fitoj plot 90,54% të votave me një numër prej 24,479 vota në total. Kësisoj Demaku mban rekordin historik  në Kosovë, ani pse janë mbajtur pesë palë zgjedhje të rregullt, ky rekord akoma nuk është thyer.

I dyti kryetar komune më i votuar në Kosovë, vie përsëri nga PDK, por tani në një komunë tjetër atë të Skenderaj, ku Sami Lushtaku në vitin 2013 kishte arritur ta fitonte këtë komunë me 88.21% të votave apo 17,825 qytetarë votuan për të.

Edhe kryetari i tretë më i votuar në Kosovë vie nga komuna e Skenderaj, mirëpo kësaj radhe si kandidat i pavarur, Bekim Jashari në vitin 2017 kishte arritur të fitonte plot 85,52 të votave apo përkthyer në numër 13,982 vota. Mirëpo, aso kohe Bekim Jashari nuk pati fare kundërkandidat nga PDK-ja dhe partite tjera të medha.

I katërti kryetar më i votuar vije përsëri nga komuna e Skenderajt, ku kandidati i PDK-së, në vitin 2007, Ramadan Gashi në atë kohë kishte fituar 80,50% të votave, apo 18,338 qytetarë të kësaj komune votuan për të.

Kryetari i pestë më i votuar më nuk vije nga rajoni i Drenicës, por nga ai i Dukagjinit, ku Rasim Selmanaj nga AAK në vitin 2009 do të fitonte 67,82% të votive në Deçan apo 9,899 qytetarë i besuan votën në atë kohë.

I gjashti prej kryetarëve radhitet përsëri nga Deçani, ku Bashkim Ramosaj nga AAK këtë vit pra në vitin 2021, arriti të fitojë 64,90 të votave apo 9,843 të votave të qytetarëve.

I shtati është kryetari aktual i Fushë Kosovës, Burim Berisha nga LDK, i cili në vitin 2013 arriti rekordin e tij personal që të fitojë komunën me 64,33% të votave apo 9,382 qytetarë votuan për të.

I teti kryetari më i votuar në histori të zgjedhjeve lokale në Kosovë është Agim Aliu nga PDK i cili në zgjedhjet e fundit lokale pra në vitin 2021 arriti të fitojë 62,4 të votave, apo 30,627 të votave përkthyer në numër.

I nënti kryetar është Gazmend Muhaxheri nga LDK i cili po në vitin 2021 arriti të fitojë komunën e Pejës me 60,5% të votave apo 23,426 qytetarë votuan për Muhaxherin.

I dhjeti është Imri Ahmet inga LDK, i cili në vitin 2017 arriti të fitojë komunën e Lipjanit me 59,51% të votave, apo 17,019 të votave në total.

I njëmbëdhjeti është Ramiz Lladrovci, I cili në zgjedhjet e 2017 arriti ta fitojë Drenasin me 59,04% të votave, e përkthyer në numër i bie 14,074.

I dymbëdhjeti është Fadil Nura nga PDK, ky në Skenderaj në vitin 2021 fitojë me 57,9 të votave apo, 13,123 vota në total.

I trembëdhjeti është Agron Kuçi nga AAK, i cili në Junik në vitin 2017 arriti të fitojë me 57,88% të votave apo 1,499 të votave në toal.

I katërmbëdhjeti është  Rufki Suma, I cili si kandidat i pavarur në vitin 2017 e fitojë komunën e Hanit të Elezit me 57,40% apo 2,839 qytetarë votuan për të.

I pesëmbëdhjeti apo i fundit nga ta, është Isa Mustafa nga LDK, ky në vitin 2017 arriti ta fitojë kryeqytetin me 57.22% të votave, apo 39,306 qytetarë të komunës së Prishtinës votuan për të. /Ballkani.info/