Aktori nga Mitrovica, Fehmi Ferati i ka reaguar ashpër kryetarit të Komunës së Mitrovicës së jugut, Agim Bahtirit, pasi ky i fundit propozoi të falet bajrami në sheshin e qytetit.
Ferati ka akuzuar Bahtirin se po mendon vetëm për votuesit e vet, duke përdorur fenë për poena politik.
Madje, për të treguar se Bahtiri nuk ka lidhje shumë me fe, ka përmendur që ka 15 femna në kabinet e është vizitor i diskotekave.
Ky është reagimi i plotë:
Qe njeri që mendon për votuesit e vet! Ta merr mendja është Haxhi i pesëfisht. Familjen e vet në Holandë, kabinetin me 15 femra të reja, vizitor i diskotekave etj…e Mitrovica nuk ka as spital të kompletuar! Injorancë e vetëvrasje masive!”, ka shkruar Ferati në Facebook.







