143 familje u bënë me shtëpi të hënën.
Në Gjinoc të Suharekës u mbajt sot ceremonia e dhënies së 149 çelësave për familjet në nevojë nga shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit”.
Ngjarja u mbajt në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë, ku edhe u shënua njëvjetori i hapjes së saj, dhe për këtë arsye u dhurua një banesë.
Për këtë shoqatë kjo datë është e rëndësisë tjetër të veçantë, pasi është data kur kjo shoqatë ishte themeluar 12 vjet më pare, dhe për këtë u dhuruan 120 shtëpi.
E për 28 nëntor edhe 28 familje tjera përfituan shtëpi.
Pjesë e këtij organizimi ishte kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ish-kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, e mysafir të tjerë nga Kosova e gjithë rajoni shqip folës.






