147 milionë dollarë mashtrim, Gjykata e Tiranës liron nga burgu kinezin

Gjykata e Tiranës ka lehtësuar dënimin për kreun e grupit kriminal kinez Liangbin Chen, i arrestuar në Tiranë, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar me akuzën se kishte përfituar rreth 147 mln dollarë nëpërmjet mashtrimit kompjuterik në Kinë.

Nga arrest në burg, Gjykata ka pranuar kërkesën e tij duke ndryshuar masën e sigurisë në “arrest shtëpie”.

Liangbin Chen u arrestua në muajin korrik në aeroportin e Rinasit. Ai është në kërkim nga autoritetet kineze për mashtrim me pasoja të rënda.

Ndërkaq ai akuzohet si kreu i bandës që ka pasur selinë në qytetin Huzhou në Kinë dhe që ka kryer mashtrime në platformat online për ambiente me qira, shitje kompjuterash dhe telefonash në Dubani, Kinë dhe Emiratete Bashkuara Arabe.