Lumbardhi

144 mijë euro ishte çmimi i madh që u fitua nga Lumbardhi në finalen e BBVK 2

Të premten është mbajtur finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova.

Fitues i edicionit të dytë është zgjedhur ish-futbollisti i njohur me prejardhje nga Vitia , Lumbardh Salihu.

Ai la prapa këngëtarin Blerando, Shqipe Hysenajn dhe trangjinoren Edona James, e cila rezultoi e fundit në televotimin e publikut.

Në fund të mbrëmjes, Lumbardhit iu dorëzua çeku final, vlera e të cilit ishte plot 144 mijë euro.

Këtë edicion, banorët kanë pasur për detyrë që të “ndërtojnë” vet çmimin e madh, në bazë të sfidave javore që u janë dhënë në shtëpi.

Maksimumi që ata mund të arrinin ka qenë shifra 200 mijë euro, ku nga 10 mijë euro i ndahen secilit finalist…

Kështu, teksa Shqipja, Blerando dhe Edona kanë marrë nga 10 mijë euro respektivisht, Lumbardhi ka fituar 144 mijë euro nga 170 mijë, që do të thotë se 26 mijë euro nuk kanë arritur që të fitohen nga banorët.