14 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut kanë vdekur 14 persona si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 135 raste të reja pozitive me koronavirus.

Rastet pozitive janë nga testimi i 1993 mostrave. Në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut janë shëruar 298 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë infektuar 154.026 persona me koronavirusin e ri, ndërsa 5093 kanë vdekur si pasojë e COVID-19. Janë shëruar 137.962 persona dhe janë aktualisht 10.971 raste aktive.