Ministria e Shëndetësisë

14 të vdekur dhe 46 raste me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

14 persona kanë vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve, pas testimit të 3.073 mostrave, janë shënuar edhe 46 raste të reja.

Gjatë kësaj periudhe, po ashtu, janë regjistruar edhe 147 pacientë të shëruar. Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostikuar gjithsej 155.117 pacientë, ndërsa prej tyre 147.190 janë shëruar dhe 5.356 kanë humbur jetën.

Aktualisht, numri i rasteve aktive në Maqedoninë e Veriut është 2.571.