Donika Gërvalla

“14 ditë apo 14 vite pavarësi” – Kurti “ia demonstron” Gërvalles se si nuk duhet huqur

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, nuk e la pa ia huqur në një postim as në Ditën e 14 vjetorit të Pavarësisë.

Ajo në një postim në Twitter, në vend që të thotë në “14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës”, tha se sot është “dita e 14-të e Pavarësisë”.

Asgjë e re: Gërvalla ia huq sërish, thotë se Kosova po feston ditën e 14-të të pavarësisë

E se si duhet shkruar drejtë për 14-vjetorin e Pavarësisë, Gërvallës ia demonstroi kryeministri Kurti, po ashtu me një postim në Twitter.

“Në 14-vjetorin e pavarësisë sonë, ne festojmë dhe ndërojmë të arriturat dhe sakrificën e shumë gjeneratave ndër shekuj që dhanë gjithçka që ne të jemi të lirë”, shkroi Kurti në Tëitter.

Ndryshe, kjo është huqja e parë e Gërvallës për këtë vit, teksa ato të vitit të kaluar vështirë se mund të numërohen