Ministria e Shëndetësisë

13 vjeçarja dërgohet me aeroplan special në Turqi – u dogj rëndë nga shpërthimi i bombolës në Kçiq

MSH ka njoftuar se për pacienten 13 vjeçare që ka pësuar djegie të rënda trupore si pasojë e incidentit me bombolën e gazit në Kçiq të Mitrovicës është dërguar për trajtim në Republikën e Turqisë dhe gjitha shërbimet për shërbimin e saj do të kryhen pa pagesë.

Siç thuhet në komunikatën e MSH-së, me intervenimin e shtetit, është siguruar transport special ajror dhe se tashmë pacientja ka filluar trajtimin në spitalin e Stambollit në Turqi.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë ka siguruar trajtim pa pagesë, për pacienten me djegie të rënda trupore

Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës përmes marrëveshjes me Ministrinë e Shëndetësisë në Republikën e Turqisë ka siguruar trajtimin pa pagesë për pacienten 13 vjeçare, e cila ka pësuar djegie të renda trupore, si pasojë e një incidenti me bombol gazi, në Kçiq të Mitrovicës.

Pacientja ka marrë trajtim dhe kujdes shëndetësor në QKUK, për më shumë se 10 ditë, mirëpo për shkak të gjendjes së rendë shëndetësore, me kërkesën e Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia dhe me vendimin e Kryeministrit të Kosovës, Z. Albin Kurti janë siguruar edhe mjetet për transport special ajror urgjent, ku pacientja tashme është hospitalizuar për trajtim në spitalin e Stambollit, në Turqi.

Sipas informatave nga spitali turk, vajza 13 vjeçare ka filluar të marr trajtimin e nevojshëm dhe i urojmë shërim sa më të shpejt!

BONUS VIDEO: Largohen billbordet ilegale në Zveçan, Sveçla: Këto imazhe nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë