13 viktima dhe 421 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 421 raste me koronavirus nga 2.900 testet e bëra, janë regjistruar gjithsej 13 të vdekur, tetë gjatë 24 orëve të fundit plus pesë persona nga “Termini im”, të vdekur nga 6 deri më 28 shtator. Janë evidentuar edhe 395 pacientë të shëruar, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, duke iu referuar të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik.

Nga 421 raste të reja të Kovid -19, nga Shkupi janë 211, Kumanova – 32, Shtipi – 26, Velesi – 25, Kavadari – 19, Koçani – 15, Prilepi – 13, Ohri – 12, Makedonska Kamenica – 9, Gjevgjelia – 7, Strumica, Kërçova dhe Kriva Pallankë – nga 6, Sveti Nikolla – 5, Gostivari – 4, Manastiri, Radovishi, Berova, Vinica dhe Demir Hisari – nga 3, Kratova dhe Bogdanci – nga 2, Tetova, Negotina, Resnja, Probishtipi, Vallandova dhe Krusheva – nga1.Nga 395 pacientë të regjistruar të shëruar, nga Shkupi janë 220, Kumanova – 31, Strumica – 20, Ohri dhe Tetova – nga 14, Koçani – 12, Manastiri – 10, Shtipi, Velesi dhe Kavadari – nga 9, Kratova – 7, Kërçova – 6, Gjevgjelia dhe Kriva Pallanka – nga 5, Gostivari dhe Probishtipi – nga 4, Prilepi dhe Bogdanci – nga 3, Negotina dhe Pehçeva – nga 2, Berova, Demir Hisari, Resnja, Vallandova, Struga dhe Makedonski Brodi – nga 1.Gjatë 24 orëve të kaluara, tetë persona ndërruan jetë: tre nga Shkupi (86, 74, 69) dhe nga një i vdekur nga Kratova (88), Velesi (75), Vinica (66), Kumanova (64) dhe Ohri (61). Të gjithë personat e raportuar vdiqën në spital.

Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë të Kovid-19 nga Termini im, u raportuan edhe pesë persona të tjerë të vdekur, me datë të vdekjes nga 06.09.2021 deri në 28.09.2021. Tre persona të vdekur nga Shkupi dhe nga një person i vdekur nga Gjevgjelia dhe Manastiri, të moshës 67 deri 94 vjeç. Nga të raportuarit, dy vdiqën në spital dhe tre në shtëpi.

Janë bërë 2.900 teste përmes: ISHP-278, QSHP Shkup-73, QSHP Manastir-70, QSHP Prilep-42, QSHP Tetovë-38, QSHP Kumanovë-61, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile-1, Mjekësia Ligjore-0, spital laboratorik Kozle-26, MB Pulmonologji me alergologji -0, SPQ  8 Shtatori-0, Instituti i Mikrobiologjisë-156, Zhan Mitrev (Filipi i dytë ) -65, Avicenna-135, Biotek-98, Sistina-61, laboratori Laor -98, Sinlab-13, Remedika-23, Fertiliti-16, Genea-6, Nicob Lab-220, VFV Medical-28, Eli Medica-24, Royal Medica-4, Spectra-MM-2, Rapid Lab-0, ISHP dhe ISHP (test i shpejtë) – gjithsej 1,362.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.333.204 teste për Kovid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 195.963, numri i pacientëve të shëruar është 182.473, numri i vdekjeve është 6.888, dhe numri i rasteve aktive është 6.602.