13 mijë 570 vota të numëruar me kusht, Vetëvendosje i merr gati gjysmën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë numëruar 13 mijë e 570 vota me kusht.

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 6 mijë e 747 vota.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 2 mijë e 373 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 1 mijë e 473 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 1 mijë e 301 vota.

NISMA ka marrë 342 vota.