1270 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 270 gjoba në trafik.

Gjatë këtyre 24 orëve janë arrestuar 26 persona për vepra të ndryshme, 13 janë dërguar në mbajtje dhe 7 në vuajtje të dënimit.

Fatmirësisht prej 36 aksidenteve që kanë ndodhur në këtë 24 orësh nuk ka pasur asnjë me fatalitet. 13 aksidente kanë qenë me të lënduar dhe 23 pa ta lënduar. Këto të dhëna janë vërë të ditura nga Policia e Kosovës përmes raportin të saj 24 orësh u raportohet për të gjitha zhivillimet në vend./Ballkani.info/