12 të vdekur e 533 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se 12 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Shqipëri.

Ndërkohë, nga 3,808 testime, janë regjistruar 533 raste të reja, ndërsa 696 të shëruar në 24 orët e fundit.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 167 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar.