12 të arrestuar për krim të organizuar, pamje se çka u konfiskua në disa lokacione të vendit

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës dhe Prokuroria Speciale, kanë zhvilluar aksionin policor të nisur në tetor të vitit të kaluar, me ç’rast bashkë me aksionin e sotëm numri i të arrestuarve ka shkuar në 12-të.

Në një konferencë të përbashkët, prokurorja speciale Habibe Salihu dhe Drejtoresha e Kundër Krimit të Organizuar, Florie Hajra, dhanë detaje për aksionin e nisur mëngjesin e sotëm.

“Aksioni është vazhdimësi i aksionit të muajit tetor… Ka rezultuar me tre të arrestuar, të arrestuarit janë të dyshuar për vepra penale krim i organizium, falsifikim i dokumenteve dhe kontrabandim me migrantë dhe raste të posaçme të falsifikimit të dokumenteve”, tha prokurorja.

Ndërsa, Florie Hajra tha se janë kontrolluar 12 lokacione dhe janë arrestuar 9 persona. Që me tre të arrestuarit në tetor, ka shkuar numri në 12 i të arrestuarve.

“Në tetor janë klontrolluar pesë lokalcionë dhe janë arrestuar tre të dyshuar. Ndërsa në aksionin e nisur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm janë kontrolluar 12 lokacione dhe janë arrestuar 9 të dyshuar…Janë gjetur laboratorë të pajisur me aparatura dhe materiale për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si pasaporta, kartela identifikimi, etj. Të gjitha këto nga më shumë se 16 shtete të ndryshme, kryesisht të Bashkimit Europian. Kemi 12 persona të dyshuar që me urdhër të prokurorit ndodhen në mbajtje. Të tjerët në paraburgim me urdhër të Gjykatës. Hetimet janë kry me Euorpolin, Shqipërinë dhe disa shtete të BE-së”, shtoi ajo.

Të gjithë personat e arrestuar janë shtetasë të Republikës së Kosovës.