Kështu po shkëlqejnë dhe po vallëzojnë gruaja e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli duket se këto ditë janë tejet të ngarkuar me agjendën politike.

Por, si duket bashkëshortet e tyre nuk e kanë mendjen te politika dhe preokupimi i bashkëshortëve të tyre.

Ato sonte po shijojnë festën e dasmës së kanagjeqit të vajzës së deputetes së PDK-së, Sala Berisha Shala.

Këto foto ekskluzive nga kjo festë ku zonja e parë e shtetit, Lumnije Thaçi dhe bashkëshortja e Kadri Veselit, Violeta janë të ftuara speciale ne këtë festë.

Ato nuk hezitojnë edhe të vallëzojnë dhe duken aq të thjeshta.

loading…