Policia e Shtetit

111-vjetori i Pavarësisë, Policia e Shtetit me video-mesazh urimi për Ditën e Flamurit

Policia e Shtetit ka ndarë një mesazh urimi për 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe atë të Çlirimit.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit thuhet se ata punojnë çdo ditë për një dëshirë dhe për një qëllim, sigurinë e shqiptarëve dhe të Shqipërisë.

“Rreth 11 000 efektivë policie, me një dëshirë dhe një qëllim, sigurinë e shqiptarëve dhe të Shqipërisë, kontribuan në çdo skaj të vendit, gjatë vitit të 111 të pavarësisë.

Për Policinë e Shtetit, ky është një përvjetor jubilé, i cili shënjon rezultatet më të mira të arrira, beteja të fituara, miliona turistë që dëshmojnë standardet e sigurisë në Shqipëri, organizatë më solide dhe më të denjë, shkolla të padepërtueshme nga krimi dhe konfirmon ligjin, sundimtar të vetëm.

Nën flamurin e përbashkuar, si dhe nën pesha, përgjegjësi dhe privilegje të shumëfishta, ato të uniformës, të qytetarit, të birit/bijës, të prindit, efektivët e Policisë së Shtetit urojnë 111-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Punojmë çdo ditë për një dëshirë dhe për një qëllim, sigurinë e shqiptarëve dhe të Shqipërisë.

Gëzuar 28, 29 Nëntorin”, shkruhet në postim.