11 vjeçari që u mbyt sot nga autobusi ishte futbollist, Mitrovica në zi

Xhevat Jusufi, 11 vjeç, sot gjeti vdekjen nga goditja e autobusit. Ngjarja e rëndë ndodhi në Lushtë të Mitrovicës.

Xhevati ishte futbollist i shkollës së futbollit “Lushta”, prandaj trajner e qytetarë të Mitrovicës po e kujtojnë atë.

“Sot Mitrovica humbi nje talent te futbollit, ky talent humbi jeten aksidentalisht.. i gjithe qyteti dhe te gjithe sportdashesit sot ndjehemi me keq se kurre dhe e bashkendjejme dhimbjen me familjaret e Xhevatit.. ngushllime familjes, dhe gjithe qytetit te Mitrovices”, thuhet në postimin që po shpërndahet në Facebook nga mitrovicasit.