11 të vdekur në Shqipëri për 24 orët e fundit, 304 raste me COVID-19
11 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit.
Janë regjistruar 304 raste të reja me koronavirus nga gjithsej 2730 testime të kryera.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 593 persona.
31,879 raste aktive me COVID-19 janë në Shqipëri.