Ramush Ahmetaj, kandidat i AAK-së për deputet, luftëtar i shquar dhe biznesmen i suksesshëm, është pritur sonte në mënyrë madhështore nga banorët e disa fshatrave të Pejës.

Për këtë ai është shprehur i lumtur.

“Sonte në tri fshatra që na kanë bërë të mburremi më njerëzit tanë që na përkrahin e na fuqizojnë secilën ditë më shumë, Qyshku, Zahaqi dhe Nabërgjani, fshatrat e qëndresës dhe të sakrificës. Në fshatrat Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan në maj të vitit 1999, forcat serbe vranë barbarisht më shumë se 80 shqiptarë të pa armatosur. Këto fshatra që përjetuan tmerrin e vërtetë, që ende më të dashurit e tyre figurojnë të zhdukur nga ushtria serbe, janë përjetimet më të vështira për familjar dhe për shoqërinë tonë”, ka shkruar Ahmetaj, kandidati me numër 109 në listën zgjedhore.

Këto fshatra, thekson ai, janë historia jonë e dhimbshme.

“Kur e ke përkrahjen e kësaj shtrese e ke fitoren të garantuar më 9 shkurt. Ju garantojmë se gjithmonë do të na kanë pranë e në përkrahje të parezervë të kësaj shtrese që sakrifikoj kaq shumë për liri. Me Ramush Haradinaj Kryeministër i Kosovës, Kosovës i kthehet shpresa për një të ardhme më të mirë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë: