Luisa Zappitelli

108-vjeçarja votoi në zgjedhjet evropiane, s’ka munguar në asnjë votim nga viti 1946

Luisa Zappitelli, lindur në vitin 1911, që për pak mbush 108 vjeç, ka marrë pjesë në zgjedhjet europiane duke thyer rekordin e saj personal, me pjesëmarrje të rregullt në çdo votim në periudhën e Italisë demokratike, që prej plebishitit të vitit 1946 deri më sot.

Një angazhim i vlerësuar dhe i përmendur edhe nga presidenti italian, Sergio Mattarella.

Rreth orës 11:00 zonja Luisa u paraqit në qendrën e votimit numër 10 në San Pio, lagja e qytetit Kastelo ku edhe jeton, shoqëruar nga fëmijët Anna dhe Dario Ercolani dhe mbesa Natascia.

Pranë saj ishin edhe komandanti i policisë bashkiake, Joselito Orlando dhe disa agjentë të policisë.

Luisa Zappitelli ftoi gjithë të rinjtë që “të mos i shmangin zgjedhjet, sepse kjo është mënyra që kanë qytetarët për të bërë që zëri i tyre të dëgjohet në demokraci”.

“Ende e mbaj mend herën e parë kur vajta me krenari të votoj bashkë me gra të tjera, një çast që do të mbetet përgjithmonë në mendjen time”, tha ajo.