1000 testet ‘dhuratë’ nga Serbia nuk u përdorën, përveç se shteti fqinj bëri marketing të madhe me to

Anëtari i këtij komisioni për Shëndetësi, nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, pas mbledhjes së këtij komisioni, ka thënë se menaxhimin e pandemisë e ka ndarë në menaxhimin nga profesionistët shëndetësor dhe policia, si dhe menaxhimin politik të ministrisë dhe Qeverisë Kurti. Për këtë të fundit tha se kishte keqpërdorime.

“Keqmenaxhimi në karantinë dhe keqmenaxhimi që ka ndodhë në Aeroport, pra lirimet me të njoffshëm që ka ndodhë me njerëzit që kanë ardhë aty dhe e treta që është shumë e rëndësishme, vjedhjet gjatë kohës së pandemisë përmes tenderëve të negocjushëm që i ka zhvilluar Ministria e Shëndetësisë me çka janë zhvat me miliona euro nga buxheti i Republikës së Kosovës…në bazë të dokumentacionit që kemi kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë, kontratat që kanë negociuar dhe i kanë bërë gjatë kësaj periudhe të pandemisë, kemi pa që kanë kontraktuar me negocim dhe kanë blerë barna të cilat SHSKUK-ja veç ka kontratë valide me operatorë ekonomik“, tha ai, duke shtuar se edhe vet drejtori i SHKUK-së, e tha se prej janarit 2019, blerja dhe furnizimi nga barnat e listës esenciale është bartë nga MSh te SHSKUK-ja.

“Morën vesh nga Serbia nuk janë të përdorura. Pra iu është bërë një favor Serbisë derisa ato teste nuk përdorën. Kjo i ka krijuar favore dhe një proklamim i saj deri në Nju Jork Times, është shkruar se Serbia humane, i ka fal Kosovës 1000 teste dhe ato teste ende janë të papërdorura“, tha ai.

Ai shtoi se është e pakuptimtë si MSH blen barna që SHSUK ka kontratë valide, madje me çmime shumë të mëdha.