100 shtëpi në Shtime me rrymë elektrike të dobët, asnjë pajisje nuk po funksionon

Qytetarët e Shtimes që banojnë në rrugën ‘Adem Jashari’  janë duke pasur probleme serioze me rrymën elektrike.

Mbi 100 shtëpi janë duke pasur rrymë të dobët.

Për shkak të kësaj, pajisjet që janë me rrymë nuk po funksionojnë.

Askush nga autoritetet përkatese nuk po iu del në ndihmë qytetarëve të Shtimës.