Hekuran Murati doli me një njoftim për 100 eurot e sektorit privat, studentët kërkojnë të deklarohet edhe për ta

Rreth gjashtëdhjetë e tetë mijë studentë kanë aplikuar deri më tani për të përfituar nga pakoja mbështetëse e Qeverisë, me nga 100 euro, shkruan Ballkani.info

Nga Qeveria kanë konfirmuar për mediat se këto shtesa për studentët, pritet të dalin gjatë kësaj jave por deri tani nuk ka ende ndonjë informatë.

Sipas Qeverisë, deri më tani janë ekzekutuar gjithsej 220 mijë pagesa për punëtorët e sektorit privat, ndërsa për ata që janë regjistruar më vonë nga pundhënësit, janë duke u shqyrtuar aplikimet.

“Në total janë regjistruar 68 mijë aplikime. Komisioni për verifikimin e aplikimeve ka filluar punën këtë javë. Synojmë që ekzekutimi i shtesave prej 100 eurove për studentë të fillojë gjatë javës tjetër. Sa i përket shtesave për punëtorët e sektorit privat deri më tani janë ekzekutuar mbi 220 mijë pagesa” kanë thënë nga Qeveria.

Ndërkohë, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, sot ka njoftuar se është procesuar pagesa prej 100 euro për 14 mijë e 42 punëtorët e sektorit privat, të cilët është dashur ta plotësojnë edhe kriterin kohor.

Pas këtij njoftimi, shumë studentë në komente shihet se kanë reaguar duke kërkuar që të deklarohet edhe për ta./Ballkani.info/

LEXO EDHE:

100 euro për sektorin privat, Hekuran Murati ka një njoftim – Ballkani.info