100 aksidente për 24 orë në Kosovë, shqiptohen më shumë se 1100 gjoba

100 aksidente janë raportuar në rrugët e Kosovës në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur Policia në raportin ditor.

Sipas këtij njoftimi, asnjë aksident nuk ishte fatal. Me të lënduar ishin 40 aksidente, ndërsa 60 pa të lënduar.

Policia po ashtu ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit ka shqiptuar 1126 gjoba në trafik.

loading…