Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka sjellë në kujtesë ditën e fundit si ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kur po në këtë ditë Kosova u pranua në Komitetin Olimpik.
“Ky moment, përjetësisht, do të mbetet një nga arritjet më të veçanta dhe sukseset më të dashura në jetën time”, ka shkruar Krasniqi.
“Sigurisht, ky qëllim i madh nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e miqve të mi të përkushtuar në sport: Besim Hasanit, Driton Kukës, Majlinda Kelmendit dhe gjithë punonjësve e gazetarëve sportiv, të cilët me përkushtim të pashoq kontribuan për këtë ditë historike”, ka shtuar tutje ai./Ballkani.info







