Covid

10 të vdekur e 417 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur 10 persona si pasojë e COVID-19, në 24 orët e fundit.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet e ditur po ashtu se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 417 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.

Ndërkohë brenda 24 orëve të fundit janë shëruar 329 pacientë.