Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, sot bashkë me kolegët e tij të koalicionit zgjedhor, ka qëndruar në Prekaz në hapje të fushatës.

Ai shkruan se Prekazi është vendi që na bashkon.

“Është amaneti i heronjve dhe dëshmorëve ndër breza që na obligon. Është betimi ynë për shtet e atdhe. Jemi sot këtu, për t’i dhënë kuptim kësaj dite të fillimit të fushatës. Zotohemi se do të jemi të palëkundur në mbrojtjen e vlerave tona si komb e si shoqëri, zhvillimin e përparimin e vendit, si dhe orientimin tonë drejt familjes së kombeve të lira, duke e bërë hapin më të madh historik, që është anëtarësimi direkt në NATO”, ka shkruar ai.

Tahiri e kërkon edhe një mandat si deputet duke garuar në listën e AAK-së me numër 10. /Ballkani.info/