Bllokohen

10 policë bllokohen nga bora në këtë fshat

10 policë rojtar të kufirit Maqedoni-Kosovë janë bllokuar në fshatin Tanush, fshat disa kilometra larg Shkupit.

Bora afër 1 metër e rënë në këtë fshat ka lënë policët për gjashtë ditë me radhë të bllokuar në stacionin policor të këtij fshati, ndërsa raportohet se ushqimi i tyre është edhe drejt fundit.

Autoritetet në Shkup akoma nuk kanë njoftuar për situatën në të cilën gjenden punonjësit policor.