“10 mijë euro shpërblim, kush tregon për grabitësit e Rinasit” – FOTO

Grabitja e 9 prillit në Aeroportin e Rinasit, ku u vodh një sasi e konsiderueshme parash, vazhdon të vërë përpara përgjegjësisë të tjerë autorë.

Gjykata e Krimeve të Rënda, ka dënuar në mungesë tre autorë të dyshuar si të përfshirë në ngjarje. Për Klement Çalën 31 vjeç, Eldi Çalën 34 vjeç dhe Talo Çelën 48 vjeç, të tre nga Elbasani, gjykata vendosi masën e arrestit me burg.

Mbi të tre ata, rëndojnë të njëjtat akuza, Vrasja e punonjësit të Policisë”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë kryer në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal”.

Sipas policisë të tre autorët janë shpallur në kërkim dhe kushdo që ka informacion të vlefshëm që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së tyre, si shpërblim janë vënë 10 mijë euro.

Deri tani, për grabitjen e Rinasit, janë arrestuar 7 persona. I fundit ishte Hasan Kanaçi, punonjës në sektorin e ngarkim shkarkimit në Aeroportin e Rinasit, i dyshuar se ka ndihmuar ne realizimin e grabitjes, mbi të cilin rëndojnë 5 akuza.

Kujtojmë se në këtë ngjarje, mbeti i vrarë Admir Murataj, pjesë e grupit të grabitësve, pas një shkëmbimi zjarri me policië. Së fundmi atij iu sekuestruan edhe rreth 1.5 milionë euro pasuri, ku ndër to një sërë apartamentesh dhe toka truall.

Policia po ashtu ka sekuestuar edhe para të autorëve të arrestuar për ngjarjen e 9 prillit, ndërkaq po punohet për identifikimin e të tjerë personave të përfshirë në grabitje.

Njoftimi i policisë

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur në aeroportin e Rinasit në muajin prill 2019.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 09.04.2019, ku si rezulat i punë së bërë nga Grupi i posacëm Hetimor, janë ndaluar 7 persona si dhe janë sekuestruar sasi të konsiderueshme vlerash monetare dhe sende që lidhin autorët me veprën penale..

Po në vijim të punës falë veprimeve hetimore të kryera Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në Burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë kryer në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal”, për tre shtetasit:

Klement Çala, 31 vjeç, banues në Elbasan.

Eldi Çala, 34 vjeç, banues në Elbasan

Talo Çela, 48 vjeç, banues në Elbasan.

Të tre këta shtetas janë shpallur në kërkim nga Policia dhe vijon puna për identifikimin e vendndodhjes dhe kapjen e tyre.

Policia e Shtetit për çdo informacion të vlefshëm që do të çonte në gjetjen dhe kapjen e këtyre personave, ka vënë në dispozicion shumën prej 10 mijë Euro.

Cilido qytetar që disponon informacion të vlefshëm, të telefonojë në numrat: 069 41 04 111 dhe 069 41 00 615, duke iu garantuar anonimat të plotë e të sigurt.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

loading…