10 kamionë futen në Kosovë 6 minuta pasi u hap pika kufitare në Merdare

Menjëherë pas hapjes së pikës kufitare në Merdare kanë filluar të futen kamionët me mallra të cilët kanë hyrë nga shteti i Serbisë.

Në këtë pikë kufitare që e lidhë Kosovën me Serbinë, sapo është liruar për qarkullim pika kufitare kanë filluar të hyjnë në territorin e Kosovës edhe mallra të ndryshme, raporton teve1.info

Kamionët janë me targa të Kosovës dhe Serbisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar më 27 dhjetor, në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim.